1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës?

Rekomandime

Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si një prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej.

Porfirije, 59-vjeçar, “besohet se ka një qëndrim pak më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij dhe pjesa tjetër e klerit të lartë të kishës serbe”, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

- Advertisement -

Sipas AP-së, patriarku i ri i kishës serbe, Porfirije, njihet si njeri i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ardhja e një aleati në krye të kishës do të jetë me rëndësi për Vuçiqin nëse ai përpiqet të negociojë me shumicën shqiptare të Kosovës vendosjen e marrëdhënieve në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës”, transmeton Koha.

Përkrahja nga Kisha serbe, e cila në Kosovë e ka të vendosur selinë historike, konsiderohet të jetë kyçe për çfarëdo marrëveshje”, shkruan AP.

- Advertisement -

Kisha serbe vazhdimisht e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që AP përkujton se ajo luajti rol kyç edhe në zgjedhjet e Malit të Zi, ku partitë pro-serbe mposhtën pushtetin pro-perëndimor të Milo Gjukanoviqit, verën e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit