1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Petkoviq e quan Kurtin ‘Hitler të Ballkanit’ kurse Vuçiqin ‘luan’ që Iufton përballë tij

Rekomandime

I ashtuquajtur drejtor për zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.

Pasi Kurti e quajti Vuçiqin ‘Putini i vogël i Ballkanit’, Petkoviqi e quan kryeministrin tonë “Hitleri i vogël i Ballkanit’.

- Advertisement -

Sipas këtij të ashtuquajturi zyrtar serb për Kosovën, ‘Kurti ëndërron pastrimin etnik të serbëve nga rajoni i Kosovës’, siç e citojnë mediat serbe deklaratën e tij.

“Në ëndrrat dhe planet e Hitlerit, ai shqetësohet nga Iufta e Aleksandër Vuçiqit si luan për të mbrojtur interesat e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili po Iufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore dhe kryejë spastrime e stuhi të reja”, ka thënë Petkoviq.

- Advertisement -

Zyrtari serb ka folur se si presidenti i tij Vuçiq është garantues i stabilitetit dhe paqes në rajon dhe se Serbia “po mundohet për të mirë e gjithë Ballkanit”.

“Ndërsa Beogradi i ndihmonte serbët dhe shqiptarët, Prishtina po rinovon shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të krijojë një Shqipëri të madhe, Beogradi po mbron nismën Ballkani i Hapur dhe ndërsa refuzon të formojë Asociacionin si garantues të paqes dhe stabilitetit, Kurti po e dërgon ROSU-n në mjediset ku jetojnë serbët”, ka shtuar Petkoviq.

- Advertisement -

Ai të dielën ishte për vizitë në disa fshatra të Skenderajt, ku jetojnë disa serbë. Vizitën e kërkoi për të festuar Pashkët ortodokse me serbët, por e shfrytëzojë edhe për politikë dhe për të akzuar institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit