1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Petkoviq i reagon Konjufcës

Rekomandime

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi mbrëmë se presidenti serb Vuçiq e di se ku janë të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë por nuk tregon.

Andaj sipas tij Vuçiqit i duhet ngritur një aktakuzë “sikurse Putinit”.

- Advertisement -

“Personat i kanë rrëmbyer me dhunë, i kanë zhdukë, nuk dihet as për fatin e as për trupat e tyre. Për këto se ku janë ata, unë mendoj që nuk ka shaka dhe se për Zotin bashkësia ndërkombëtare bën hajgare nëse thotë se Vuçiqi nuk e din. Ai e din, por mund të thuhet se Vuçiqi nuk po don me tregu”, nënvizoi Konjufca në një intervistë për ResPublika.

Në një reagim, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se është Kosova ajo që nuk ka bashkëpunuar për çështjen e të zhdukurve e jo Serbia.

Nga ana tjetër, Beogradi është i vetëdijshëm për faktin se përcaktimi i fatit të të pagjeturve është në radhë të parë çështje e veprimit njerëzor, e jo e politikës ditore, dhe ne kemi treguar përgjegjshmëri dhe konstruktivitet absolut dhe kemi vepruar sipas të gjitha kërkesave të anës tjetër- që do të thotë se ne hetuam 23 lokacione në Serbinë qendrore për të përcaktuar nëse eshtrat e personave të zhdukur mund të prehen atje”, thuhet në një reagim të zyrës, shkruan telegraf.rs.

- Advertisement -

Konjufca duhet ta dijë se për dallim nga Beogradi, Prishtina ka hetuar vetëm një lokacion dhe se edhe sot e kësaj dite presim që të plotësohet kërkesa jonë për të hetuar edhe nëntë të tjera në Kosovë e Metohi”, thuhet tutje në reagim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në intervistën e mbrëmshmë në Tëvë 1 rikujtoi edhe veprimin e trishtë të autoriteteve serbe kur kishin vendosur që të ndërtonin poligonin në Batajnicë mbi eshtrat e shqiptarëve të vrarë, krim ky që ishte zbuluar më pas.

- Advertisement -

Vuçiqi që ka qenë pjesë e pushtetit të Millosheviqit e që e din ku janë të pagjeturit”, thekson Konjufca, duke ftuar edhe Hagën që të merret me këtë çështje.

Marrë parasysh të gjitha këto veprime, Konjufca thotë se kushtet ekzistojnë që edhe Vuçiqit t’i ngritet një ndjekje penale ndërkombëtare sikurse Putinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit