0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Petkoviq: Kurti po e keqpërdorë Rashiqin për ta sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe

Rekomandime

“Përpjekjet e sinkronizuara dhe të drejtuara nga Prishtina për të paraqitur sulmin në të cilin u lëndua Nikolla Rashiq si një lloj qërim hesapesh i pretenduar politik me babanë e tij Nenad Rashiq, është keqpërdorimi më i zakonshëm i fëmijëve për qëllime politike”, ka pretenduar drejtori i të ashtuquajturës zyre sebe për Kosovën, Petar Petkoviq.

- Advertisement -

“Sidomos deklarata e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që Nikolla Rashiq u rrah si viktimë e politikës së babait të tij, i cili nuk u përkul ose nuk iu nënshtrua Beogradit, është gënjeshtër e kulluar” , ka deklaruar Petkoviq.

Ai pretendon se “akuzat e pabazuara, të rrezikshme dhe, mbi të gjitha, të rreme, janë përpjekje e drejtpërdrejtë për të fshehur të vërtetën, se djali ishte lënduar në një rrahje të planifikuar më parë në shkollë, siç dëshmohet nga regjistrimet që u shfaqën në të gjitha mediat shqiptare prandaj është e njohur për publikun në Kosovë”.

“Prandaj shfrytëzimi i një situate të tillë për të sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe, ndërsa Nikola Rashiq të keqpërdoret për lojëra politike në periudhën paszgjedhore në Kosovë është kulmi i hipokrizisë dhe i pafytyrësisë së Albin Kurtit”, pretendon Petkoviq.

- Advertisement -

Petkoviq thotë se “e vërteta nuk mund të fshihet, si dhe motivet e ulëta të politikanëve shqiptarë dhe të disa politikanëve serbë, të cilët bashkëpunojnë me ta”.

“Ata po përpiqen të fajsojnë Listën Serbe me akuza të rreme, të gjitha për shkak të mbështetjes bindëse të njerëzve dhe suksesit të zgjedhjeve.”, përfundon Petkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit