-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Petkoviq: Mesazhet e Kurtit janë kërcënim për serbët, Asociacioni është nevojë urgjente

Rekomandime

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe për serbët në Kosovë ka të njëjtën rëndësi si Marrëveshja e Dejtonit për serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Kjo është siç thotë Petkoviq “arsyeja se pse sipas tij “sot dëgjojmë Albin Kurtin duke sulmuar hapur serbët përtej Drinit”.

- Advertisement -

“Mesazhet e tij se nuk do të lejojë ‘bosnjëzimin’ apo formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk mund të kuptohen ndryshe veçse si kërcënim i hapur ndaj popullit serb dhe përçmim i pamaskuar i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga Kurti”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

“Me çfarë mjetesh planifikon Kurti ta pengojë formimin e Asociacionit? – kur dihet se dialogu nuk është pika e tij e fortë”, thotë më tutje ai.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministri të Kosovës Albin Kurti, i cili në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia dëshiron që Kosova të bosnjëzohet por se ai nuk do të lejojë të ndodhë këtë pavarësisht nëse është në pushtet apo opozitë.

- Advertisement -

Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndodhë pasi që kjo ishte edhe arsyeja se pse ai u votua.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit