0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Petkoviq nervozohet me masat e qeverisë Kurti: Po e bëjnë për fushatë, po duan t’i rrisin tensionet

Rekomandime

Nga Serbia kanë vazhduar të vijnë reagime të ashpra pas masave “anti-dumping” të marra nga qeveira e Kosovës.

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se më vendime të tilla, Kosova po “e minon çdo përpjekje për bashkëpunim”, shkruan Tanjug.

Madje sipas tij, Kosova po tenton të rrisë sërish tensionet.

“Synimi i Prishtinës për të kufizuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve për qëllime të njëhershme politike është më se i qartë.

- Advertisement -

Duke futur disa masa anti-dumping, Prishtina po përpiqet të shkaktojë paqëndrueshmëri të re dhe të rrisë tensionet në terren.

Si rregull, në çdo përfundim të fushatës parazgjedhore, Prishtina kërkon masa që drejtohen kundër serbëve dhe Beogradit zyrtar, dhe kjo masë nuk ndryshon në këtë aspekt.

- Advertisement -

Ishte e qartë se Prishtina po kërkon një arsye për krizën dhe problemet në terren “, tha ai.

Madje sipas tij, taksës 100% ndaj produkteve serbe i parapriu një taksë e vënë ndaj materialeve ndërtimtore, andaj ai frikësohet se kjo mund të përsëritet, ngase njëra nga masat e sotme të qeverisë është ndaj bllokave të prodhuar në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit