1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Petkoviq reagon pasi Kuvendi miratoi rezolutën kundër referendumit

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Petkoviq ka thënë se përpjekjet e Kryeministrit Kurti për të “të anuluar të drejtën e serbëve do të ketë pasoja të paparashikueshme”.

Petkoviq ka thënë poashtu se Parlamenti ka hyrë në fazën e konfrontimit të hapur me serbët në Kosovë.

- Advertisement -

“Duke vendosur për të ndaluar referendumin mbi ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në komunitetet serbe në Kosovë, Parlamenti i Kosovës ka hyrë në fazën e konfrontimit të hapur me serbët në Kosovë dhe kanë provuar plotësisht të anulojnë të drejtën më bazike politike dhe civile të serbëve.”, ka thënë ai.

Ai poashtu ka thënë “se kryeministri Kurti të mos mendojë se do të mund t’i ndalojë serbët për të votuar në Kosovë në të ardhmen sidomos në zgjedhjet e 3 prillit”.

Petkoviq është ankuar që komuniteti ndërkombëtar s’ka bërë presion më të fortë tek autoritetet kosovare në mënyrë që t’ua mundësojë serbëve të votojnë por vetëm janë fokusuar në deklarata.

- Advertisement -

Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit