Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq iu ka bërë thirrje siç raportohet “serbëve të zhvendosur nga Kosova në Jagodinë për të marrë pjesë si dhe për të votuar në zgjedhjet e së dielës në Kosovë”.
Ai theksoi rëndësinë e siç tha “pjesëmarrjes më të madhe të mundshme të serbëve në këto zgjedhje, si dhe mbështetjen e bashkuar për Listën Serbe”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën, raporton Tanjug.
Edhe në Smederevë, ai bisedoi me banorët e atjeshëm.
“Kjo është mënyra e vetme që ne mund të ndihmojmë bashkatdhetarët tanë”, tha Petkoviq./kk/