3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Petkoviq u shkruan letër ndërkombëtarëve: Mbroni serbët në Kosovë gjatë festës së Pashkëve

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u dërgoi një letër misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke u bërë thirrje atyre “t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurisë në komunitetet serbe gjatë ditëve kur besimtarët ortodoksë festojnë festën e Pashkëve”.

- Advertisement -

Në letër Petkoviq ka se theksuar se pret që ata “të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të marrin masa adekuate brenda kompetencës së tyre për të mbrojtur objektet e Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve gjatë Pashkëve”.

“Gjatë festës së ardhshme, të Enjten e Madhe, të Premten e Madhe, të Shtunën e Madhe, si dhe të Dielën e Pashkëve vetë, besimtarët ortodoksë tradicionalisht shkojnë në objektet fetare në komunitetet e tyre. Ne e konsiderojmë të domosdoshme që gjatë kësaj feste të rrisni vëmendjen e sigurisë në një nivel më të lartë dhe merrni masa adekuate për të mbrojtur popullatën serbe dhe objektet e Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në letrën e dërguar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit