-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Piceria në Gjilan helmon 22 persona, më pas çon veten në “pushime”

Rekomandime

Piceria “House” pas skandalit të disa ditëve më parë duket se është mbyllur dhe stafi i kësaj picerie ka shkuar në pushime.

Në dyer të këtij lokali gjendet mbishkrimi “GJINDEMI NË PUSHIME” por, lokali u mbyll për shkak se është hapë rast në polici për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor në këtë lokal.

Nga ushqimi që konsumuan këtu 22 persona u helmuan dhe kërkuan ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Gjilani.

- Advertisement -

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është arrestuat edhe pronari i këtij lokali.


Ngjashëm me këtë rast, rreth një viti më parë, nga ushqimi që konsumuan në restorant “Garden” u helmuan gati 70 qytetar të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte mbyllur përkohësisht edhe “Garden” mirëpo pas një kohe aty kishte filluar puna sikur të mos kishte ndodhur asnjëherë asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit