Në një video të publikuar kohë më parë nga shtëpia e Zlatan Ibrahimovic, shihet se në murin e dhomës ai kishte të vendosur pikturën, “Vajza e Kosovës” e realizuar nga piktori serb, Uros Predic.
Video tregon se Ibrahimovic po bisedonte me gruan e tij, Helena Seger e prapa tyre në mur shihej kopja e pikturës së ashtuquajtur, “Vajza e Kosovës”.
— SportBot (@SportBot11) March 4, 2021
Piktori serb, Uros Predic e kishte pikturuar këtë pikturë me motive kosovare, ndërkaq artisti serb Milorad-Miqa Stajçiq, vite më parë kishte prezantuar pikturën por të përpunuar gjatë një ekspozite në Prishtinë.
Ai këtë pikturë e ka prezantuar duke kamufluar në simbolin e krenarisë shqiptare, ku Stajçiq e ka paraqitur si djep dhe zemra e Serbisë, Kosovën.
Por, e vërteta qëndron ndryshe, kjo piktur ka përqëllim njëlllosjen e vlerave të kombit tonë, ku gjithomë një temë për shqiptarët i japin kahje tendencioze.