-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Plagoset një person në Prishtinë- Policia jep detajet

Rekomandime

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur para pak minutash në lagjen Tophane në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

- Advertisement -

Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se një person është plagosur në këmbë.“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur( në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, tha fillimisht ajo.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”, përfundoi ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit