2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Plagosja e avokatit Gazmend Halilaj ku u përmend edhe Sami Lushtaku: Policia jep detaje

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, është plagosur përpara shtëpisë së tij të martën, nga dy persona të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në trup.

Para dy ditësh kishte një fjalosje me Sami Lushtakun, ku Halilaj tha se u kërcënua nga Lushtaku, i cili tha se është nisur në drejtim të tij.

- Advertisement -

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sami Lushtakut, duke e akuzuar për shpfje avokatin.

Anëtari i PDK’së, Sami Lushtaku i ka reaguar avokatit Gazmend Halilajt i cili u plagos sot dhe e lidhi këtë incident të armatosur me emrin e tij, shkruan Gazeta Metro.

Lushtaku ka paralajmëruar padi ndaj avokatit Gazmend Halilajt për shpifje dhe ka thënë se do të jenë organet e rendit ato që do të zbardhin këtë ngjarje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se se avokati Halilaj po vazhdon me shpifje dhe i ka kujtuar se ai akuzohet nga Prokuroria për dhunim të një vajze të miture në Drenas.

Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, pastaj kanë sulmuar fizikisht avokatin.

- Advertisement -

Pas tentativës personat e panjohuar me automjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes për një drejtim të panjohur.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit