1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Plani franko-gjerman / Baton Haxhiu: Greqia, Sllovakia dhe Rumania do të na njohin – Spanja dhe Qipro jo

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova ka marrë garanci që do të marrë tri njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se dy vendet që nuk do ta njohin Kosovën janë Qipro dhe Spanja.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se këto dy vende do të hapin zyre diplomatike në Kosovë, ndërsa njohjet nga tri vendet tjera do të vijnë pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Tërë këto, sipas Haxhiut, do të vijnë pasi Kosova të pranojë planin franko-gjerman.

“Spanja dhe Qipro nuk do ta njohin Kosovën. Por ato do të hapin zyret e veta diplomatike në Kosovë. Kure të trija vendet do ta njohin në momentin kur Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. E njeh Greqia, Rumania dhe Sllovakia. Kjo pasi këto vende i janë nënshtruar presionit të vendeve të mëdha, mirëpo Spanja nuk i është nënshtruar”, ka thënë ai.

Ai shton se plani duhet të pranohet me të gjitha pikat, e njëra ndër to është edhe themelimi i Asociacionit.

- Advertisement -

“Në këtë pikë është arritur një farë marrëveshje. Ka marrë qeveria e Kosovës një garacion. Tek njohja formale. Meqenëse implementimi është proces dhe zgjat deri në vitin 203, është proces që ka disa pika. Njëri prej tyre është Asociacioni. Fillimi i Asociacionit është bërë pas këmbënguljes së Serbisë që nuk pranonte të futej në këtë marrëveshje”, tha ai, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu tha se nuk mund të ndodhë që një pikë të pranohet e tjerat jo.

- Advertisement -

“Një qeveri që është serioze, o i pranon të gjitha, o i refuzon të gjitha. Nuk ka këtë pikë e pranoj, e tjetër jo”, përfundoi ai./Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit