0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Plani i Hashim Thaçit: Vetëm 15 ditë e pret Albin Kurtin, pastaj LDK-së ia jep mandatin. Po “përgatitet” edhe për Kushtetuese

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta pres vetëm 15 Lëvizjen Vetëvendosje për mandatarin e ri për kryeministër.Burime të Gazeta Blic kanë theksuar se Thaçi pas 15 ditësh nëse Vetëcendosje nuk ia sjell emrin për kryeministër, atëherë ai do ta përdor diskrecionin e tij, që ta mandatoj një kandidat tjetër.

- Advertisement -

“Presidenti e pret 15 ditë VV-në që t’ia dërgoj emrin e mandatarit të ri për kryeministër. Nëse përgjatë kësaj periudhe VV nuk ia dërgon emrin, atëherë i pari i vendit do ta mandatoj dikë tjetër, duke e përdor diskrecionin e tij. Thaçi do t’ia kërkoj LDK-së emrin për kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Siç mëson Gazeta Blic, Thaçi është duke u përgatitur edhe nëse rasti shkon në Gjykatë Kushtetuese. Thaçi në takimet që ka pasur me liderët e partive dje dhe sot, ka mbajtur procesverbal.“Kjo me qëllimin e vetëm, që t’i ketë si dëshmi nëse rasti i mandatarit do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese“, tha ky burim i Gazeta Blic.

Thaçi sot pas takimeve me liderët e partive, ia ka dërguar shkresën Kurtit, ku ia ka kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër.

- Advertisement -

Derisa liderët e të gjitha partive pas takimit me Thaçin dolën kundër zgjedhjeve të reja, Vetëvendosje ndërkohë po kërkon zgjedhje të reja.

Kurti: Thaçi po e shkel KushtetutënPara pak minutash, lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një statusi ka drejtuar akuza ndaj presidentit Thaçi për shkelje të Kushtetutës.“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkruar Kurti.“Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!”.

- Advertisement -

Sidoqoftë, ka shtuar Kurti, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.Limaj: Parimi i detyrimit lojal dhe parimi deri në një kohë të arsyeshme mund të aplikohen në rastin për mandatarinKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve më demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re.Mëgjithatë ka thënë se duke lexuar nenin 95 të Kushtetutës, dhe duke u bazuar në frymën e saj dhe gjithë praktikën e gjerë ligjore, atëherë në situata si kjo, ai thotë se mund aplikohen praktika të mirënjohura, që gjerësisht janë zbatuar në sistemet juridike.Limaj ka përmendur dy prej tyre; e para, në mungesë të afatit strikt përdoret parimi i 1) DETYRIMIT LOJAL dhe 2) parimi DERI NË NJË KOHË TË ARYSESHME.Lideri i Nismës thotë se juristët janë në dijeni se çka nënkuptojnë këto dy parime që janë të aplikueshme edhe tani në rastin tonë kushtetues.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, sqaron se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar kushtetues për kohën kur Lëvizja Vetëvendosje do t’i kthejë presidencës përgjigje.Andaj sipas tij, procesi mund të zgjasë në pafundësi nëse partia nuk i dërgon emrin për mandatar, meqë ekziston vakum kushtetues dhe e njëjta nuk e ka parashikuar një skenar të tillë.Tutje, profesori Baraliu për Kosovapress, thotë se po shihet një « gatishmëri e LDK-sw, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për formimin një qeverie të re.Duke interpretuar nenet e Kushtetutës, Baraliu thotë se një tjetër mundësi që Presidenti e ka para vetës është të shpërndajë Kuvendin dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.Në letrën që Thaçi i ka dërguar Kurtit sot, thuhet se siguron që të gjithë hapat e mëtejmë do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit