Reperi i njohur Noizy ka bërë një tjetër reagim mbi ftesën që i është bërë këngëtarit boshnjak me identitet kombëtar serb, Goran Bregovic, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.
Ai në një postim të publikuar në InstaStory këto ditë paralajmëroi se në rast se artisti sllav do të ngjitet në skenën e festivalit të birrës.
E duke parë që organizatorët nuk po zmbrapsen por po vazhdon të theksohet se Bregovic do të jetë i ftuar nderi, Noizy duket se ka një tjetër plan.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka shpalosur idenë e organizimit të një tjetër koncerti të përmasave të mëdha në Korçë në po të njëjtën ditë që Bregovic pritet të ngjitet në skenë.