2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Plas para ndeshjes Turqi-Shqipëri, bllokohen 1 mijë tifozë kuqezinj dhe iu hiqet flamuri

Rekomandime

Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur një ditë para ndeshjes Turqi-Shqipëri, e cila luhet nesër në mbrëmje dhe është e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Euro 2020”.

Federata turke e futbolli po nxjerr probleme dhe pengesa referuar tifozëve shqiptarë. “Panorama Sport”, raporton se fillimisht është zvogëluar pjesa prej 5% të biletave që duhet t’i takojnë palës shqiptare (2500 bileta) të reduktohen në 1500.

Së dyti, punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejuara të tifozërisë shqiptare, si shaje, flamuj, banderola të lejuara dhe materiale të tjera të tifozërisë.

- Advertisement -

Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF tregoi se çfarë është duke ndodhur në Turqi.

Ai u shpreh:

Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit