1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Plot 6 termete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Rekomandime

Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

- Advertisement -

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Kujtojmë që lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.6 të shkallës rihter kishin epiqendrën 10 km në verilindje të Lushnjes dhe se këto lëkundje kishin thellësi prej 2 kilometrash.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 7.4 ballë me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit