-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Po afron rënia përfundimtare e Putinit, shpërthen “bomba” që ka instaluar Perëndimi në Kremlin

Rekomandime

Siç duket analistët kanë arritur të kuptojnë se si Rusia arriti të shmangte recesionin pavarësisht sanksioneve dhe luftës ndërkombëtare, por ata pretendojnë se regjimi në Kremlin do të përballet ende me rënien më të madhe të PBB-së në njëzet vjet që nga koha kur Vladimir Putin erdhi në pushtet.

- Advertisement -

Arsyeja për ruajtjen e PBB-së ruse është në fakt prozaike dhe rrjedh nga mënyra se si llogaritet produkti i brendshëm bruto (GDP).

Një nga komponentët thelbësorë të PBB-së janë investimet dhe gjatë këtij viti, Rusisë iu desh të nisë një numër të madh projektesh investimi për të parandaluar dhe përballuar pasojat e rënda të sanksioneve ndërkombëtare, pra ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar të shkaktuara nga lufta dhe sanksionet.

Ishte e ditur që investimet ruse do të përballeshin me një rënie gjatë vitit 2022 madje dhe Bloomberg Economics parashikoi se shpenzimet kapitale në Rusi do të uleshin ekstremisht 20%, por më pas pati një rritje prej 6%, e mjaftueshme kjo për të mbajtur situatën në stabilitet.

- Advertisement -

Por në realitet një numër i madh kompanish në Rusi, të vogla apo të mëdha duhej të fokusoheshin në gjetjen e tregjeve të reja pasi pas sanksioneve që iu vunë Rusisë, një sërë produktesh dhe shërbimesh perëndimore u bënë të padisponueshme, si rrjedhoje dilema për shumë kompani ruse ishte midis investimit dhe pasivitetit të investimeve ose thënë ndryshe me shprehjen e famshme “të jesh apo të mos jesh”.

Vlerësimi i prirjes së PBB-së mund të arrihet në disa mënyra matematikore, por në thelb, për ta bërë më të thjeshtë mjafton të shprehet nëpërmjet formulës: konsum + konsum qeveritar + eksporte neto + investime. Shuma jep PBB-në nominale, e cila më pas rregullohet për inflacionin, dhe marrim atë që ne e quajmë një vlerësim të PBB-së reale.

- Advertisement -

Rregullimi strukturor i kompanive Ruse

Sipas vlerësimeve të ekonomistëve, vitin e kaluar kompanitë shtetërore dhe private kaluan të ashtuquajturat rregullimi strukturor.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore Ruse, shumica e kompanive ruse, pavarësisht nga pasiguria e shkaktuar nga Iufta në Ukrainë, duhej të bënin investime ose të paktën t’i mbanin ato në nivelin që ishin në vitin 2021.

Në rast të pasigurisë në rritje, do të ishte logjike të pritej që investimet private të pësojnë një rënie drastike, më të rëndë se rënia e pritur e konsumit të familjeve. Megjithatë, sanksionet, ndërprerja e flukseve tregtare apo dhe e zinxhirëve të furnizimit çuan në një anomali ekonomike në Rusi. Shumë kompani duhet të gjenin një zgjidhje alternative për gjithçka që nuk mund të vinte nga perëndimi.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve për ekonominë ruse, kjo anomali ekonomike nuk mund të përsëritet në vitin 2023. Me stimuj shtetërorë, kompanitë e mëdha kanë potencial të konsiderueshëm investimi.

Duke qenë se sanksionet ndaj Rusisë u intensifikuan gjatë vitit 2022, problemet do të rriten sërish, por shumica e kompanive ruse nuk do të kenë më potencialin investues për një sistem të ri. Prandaj, Bloomberg Economics tani parashikon një ulje të investimeve në asetet fikse prej 5 %dhe një rënie të PBB-së ruse prej 1.5 %. Krahas rënies së fitimeve të një numri të madh kompanish në Rusi, ato mund të kenë edhe një rënie të ndjeshme të konsumit gjatë këtij viti.

Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e sektorit privat në Rusi mund të gjunjëzohet.

Mungesa e markave perëndimore në tregun rus

Një fakt tjetër që nuk duhet anashkaluar është se një sërë sipërmarrjesh të vogla dhe të mesme janë në vështirësi, sepse vitin e kaluar ata investuan mbi stimujt e shtetit për të siguruar funksionimin normal të tregut dhe nuk bëhej fjalë vetëm për prodhimin industrial strategjik. Në një periudhë të shkurtër kohore,një seri e tërë markash perëndimore u zhdukën nga tregu rus.

Tashmë disa sipërmarrës të vegjël ankohen se kanë shpenzuar në linja gjysmë të automatizuara për prodhimin dhe ambalazhimin e kozmetikës, të cilat nuk vijnë më nga importi, ndaj presin ndihmë financiare nga shteti.

Megjithatë, shumat që regjimi i Putinit do të duhej t’u akordonte të gjithë sipërmarrësve që hasin në vështirësi financiarë janë shumë të larta ndaj është e pamundur që të kompensohen nga shteti të gjithë kompanitë.

Rusisë iu desh të zëvendësonte shumë produkte të huaja saqë ajo u detyruar të prodhonte elementë më një teknologji j të sofistikuar. Madje Banka Qendrore ruse duke vëzhguar fenomenin shpiku termin industrializim i kundërt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit