1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Po bëj gjithçka për të shmangur Luftën e Tretë Botërore”

Rekomandime

Në një intervistë për “Der Spiegel”, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje se “shmangia e një përshkallëzimi të luftës që përfshin NATO-n” është një prioritet për të.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk udhëhiqem nga sondazhet apo kritikat e forta. Jam i gatshëm që të përballoj edhe presionet që vijnë nga partia ime, por do të bëj gjithçka që konflikti të mos shkojë përtej”, theksoi Scholz.

- Advertisement -

Një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë mund të çojë, sipas politikanit gjerman, në një Luftë të Tretë Botërore: “Është e rëndësishme që të shqyrtojmë çdo hap me shumë kujdes. Pasojat e një gabimi do të ishin dramatike”.

“Unë bëj gjithçka për të shmangur një përshkallëzim që çon në Luftën e Tretë Botërore. Nuk mund të ketë luftë bërthamore. Thashë se duhet të bënim gjithçka që ishte e mundur për të parandaluar një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe një fuqie të armatosur rëndë, një fuqi bërthamore si Rusia. Nëse do të kisha dekretuar mbylljen e hapësirës ajrore në Ukrainë, do ta kishte bërë NATO-n pjesë të konfliktit”, shpjegon kancelari gjerman.

Kancelari mbrohet në “Der Spiegel” nga akuzat, nga partia e tij dhe opozita, për qëndrimin e tij të rezervuar në dërgimin e armëve në Ukrainë. Ashtu si pjesa tjetër e vendeve të NATO-s, Gjermania ka dërguar armë dhe lloje të tjera ndihme gjatë kësaj kohe. Tani, sipas Scholz-it, “mundësitë e dërgimit të materialit nga ushtria gjermane janë ezauruar”. Për këtë arsye, Gjermani po kërkon formula për të vazhduar ndihmën dhe njëra prej tyre është përmes vendeve të treta.

- Advertisement -

Ndërkohë, Bundesbank, banka qendrore e Gjermanisë, paralajmëron këtë të premte në raportin e saj mujor se embargoja ndaj energjisë ruse do të çonte në një recesion, me një ulje të PBB-së me 5% krahasuar me vlerësimet nga marsi i kaluar. Diçka për të cilën vetë kancelari paralajmëroi një muaj më parë.

Në javët e fundit, presioni është rritur mbi Scholz për të ndaluar importet e gazit nga Rusia. Këtë të premte ka pasur një protestë të aktivistëve të klimës, para Ambasadës Gjermane në Bruksel. Vendi gjerman është një nga më të varurit nga gazi rus (55% e totalit para pushtimit). Përveç Gjermanisë, kundër këtij lloj sanksioni kanë qenë edhe Hungaria dhe Austria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit