Televizionit ukrainas iu desh të ndalonte transmetimin e intervistës me një ekspert rus rreth “takimit të dy diktatorëve”, Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko.
Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediat e huaja.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për ekspertin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të nikoqirit, por pati një pauzë të vështirë sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.
“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti ai personin prapa ekranit të kompjuterit.
Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e zhveshur nga beli lart.
Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri kah vetja, transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin.