1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Po lujnë me hile’: Çeçeni Kadyrov e pranon se Rusia ka vështirësi në Ukrainë

Rekomandime

Sipas të parit të Çeçenëve, Ramzan Kadyrov Rusia po ka vështirësi se po Iuftojnë kundër NATO’s jo ukrainaseve. Arsyetim ky i përsëritur më shpesh tani nga zyrtarë rus pas dështimeve në betejë.

Lideri çeçen e pranoi të mërkurën se Rusia po përballet me ‘vështirësi’ në fushatën e tyre në Ukrainë dhe pretendoi se lufta në të vërtetë është kundër NATO’s.

- Advertisement -

“Ne sot nuk po luftojmë kundër Ukrainës…po luftojmë kundër NATO’s” tha ai në një adresim televiziv. “NATO dhe Perëndimi, mercenarët e tyre janë atje. Për këtë arsye shteti ynë po ka vështirësi. Por është një përvojë e mirë dhe ne do të dëshmojmë përsëri se përse Rusia nuk mund të mposhtet” shtoi ai.

Kadyrov që gjatë luftës ka dalë mjaft qesharak, madje kishte sfiduar në duel pronarin e Teslas, Elon Musk, sot e gjeti të shajë kancelarin gjerman Olaf Scholz duke e quajtur skizofren.

- Advertisement -

Kadyrov dhe ushtarët e tij e kanë pësuar keq në betejë me ukrainasit që në fillim të invadimit rus por janë shndërruar edhe në objekt talljeje për shkak të propagandës pa shije në rrjete sociale ku ushtarët e tyre xhironin veten duke luftuar me semaforë trafiku dhe dritare ndërtesash të përcjella me muzikë. Tani mbajnë nofkën ‘Tiktok Ushtria’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit