Instituti Meteorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat do të bien në 0 gradë celcius.
“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo gjendje stabile vie si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.”, thuhet në raportin e IHMK-së.