-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Po zhdukemi si komb” – Vuçiqi i jep mbi 2 mijë e 500 euro për secilin fëmijë të parë lindur në Serbi

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga 1 janari 2022, prindërit do të marrin 300 mijë dinarë (2550 euro) nga shteti për çdo fëmijë të parëlindur, në vend të 100 mijë dinarëve të mëparshëm.

- Advertisement -

“Duke pasur parasysh faktin që ne si komb po zhdukemi dalëngadalë, se jemi më pak, se lindshmëria është vetëm pak më e lartë se 1.5 dhe për riprodhim të thjeshtë na duhet 2.15 dhe ky është një problem shumë i madh”, ka theksuar Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, vendet e mëdha më së shumti e kanë zgjidhur këtë problem me flukset e emigracionit, por edhe sot po përballen si të sigurojnë fuqi punëtore shtesë dhe si ta bëjnë vendin e tyre ekonomikisht të begatë.

“Për çdo fëmijë të parëlindur 300.000 dinarë, në vend të 100.000 më parë. Jemi duke punuar në masa për fëmijën e dytë dhe do të rritet ndjeshëm, sidomos për fëmijën e dytë, sepse fëmija i dytë është një lloj kthese, sidomos për nënat, por edhe për meshkujt”, ka theksuar Vuçiq dhe ka shtuar se qytetet paguajnë ekstra prindërit dhe marrin de fakto mbi 4000 euro për fëmijën e parë.

- Advertisement -

Në 15 ditët e ardhshme do t’i informojë qytetarët për masat për fëmijën e dytë dhe të tretë, por ato masa do të forcohen dukshëm si financiarisht ashtu edhe në çdo kuptim tjetër, ka pohuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit