3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Pogba e lë Kombëtaren franceze, pasi Macron tha se islami është burim i terrorizmit, sipas The Sun

Rekomandime

Paul Pogba e ka braktisur Kombëtaren e Francës, pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se islami është gjoja burim i terrorizmit ndërkombëtar.

Mesfushori i Manchester Unitedit thuhet ta ketë marrë vendimin për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten.

- Advertisement -

Thuhet se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban, sipas tabloidit britanik The Sun.

Kjo sipas burimeve të tabloidit britanik, pasi as Federata e Futbollit të Francës e as vetë 27-vjeçari nuk kanë komentuar rreth këtyre thashethemeve.

Mësuesi Samuel Paty u sulmua rrugës për në shtëpi dhe iu hoq koka për shkak të fotografive të profetit.

- Advertisement -

Presidenti Macron e përshkroi vrasjen si sulm terrorist islamik i cili ia mori jetën mësuesit francez.

“Të qenët të bashkuar dhe të palëkundur janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamist”, kishte thënë Macron.

- Advertisement -

Pogba thuhet t’i ketë vlerësuar komentet e Macronit si fyerje ndaj tij dhe ndaj myslimanëve francezë, posaçërisht duke e parë se islami është feja e dytë në Francë pas krishterimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit