6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Pogba tërhiqet nga Kombëtarja për komentet e Macron”, futbollisti mohon lajmin nga Lindja e Mesme

Rekomandime

Pol Pogba nuk do të luaj më për kombëtaren franceze. Ky ishte lajmi i bujshëm që vinte nga mediat në Lindjen e Mesme, të cilat kanë raportuar se ylli i Manchester United ka hequr dorë nga përfaqësuesja e gjelave.

- Advertisement -

E gjitha lidhet, sipas tyre, me një revolt të Pogba kundrejt presidentit francez Emanuel Macron. Numri një i vendit në Francë ka komentuar së fundi çështjen e terrorizmit në vend dhe e ka lidhur atë drejtpërdrejt me fenë islame, të cilën Macron e konsideron burim frymëzimi për terroristët.

Presidenti francez i akordoi titullin e nderit më të lartë të vendit, një mësuesi i cili shfaqi karikaturën e profetit Muhamed që ndodhej në një klase shkolle përpara se të vritet nga një sulm terrorist.

Sipas mediave në Lindjen e Mesme, Pogba e ka cilësuar këtë veprim ofendues karshi tij, familjes së tij dhe të gjithë myslimanëve.

- Advertisement -


Postimi i Paul Pogba që mohon lajmin e tërheqjes nga Franca
Por disa orë më pas në rrjetet sociale erdhi një përgënjeshtrim i futbollistit të Manchester United, i cili e cilësoi të gjithën si një ”fake news” të papranueshme dhe se do të ndërmarrë aksione ligjore ndaj këtyre mediave. “Unë jam dhe do të jem gjithmonë kundër terrorizmit”, u shpreh Pogba.

Mesut Ozil u tërhoq dhe ndaloi së luajturi për kombëtaren gjermane pasi e cilësoi diskriminuese dhe raciste një të pasurit të njëjtin qëndrim me presidentin turk Erdogan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit