-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

PoIicia në Leposaviq, detaje nga zhvillimet në kodrën që Qeveria mori vendim ta shtetëzonte

Rekomandime

Me vendim qeveritar, 80 hektarë tokë në Zonën Kadastrale: Dren dhe Leshak, në Komunë të Leposaviqit u shpallën të interesin të veçantë publik të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Pubik”.

- Advertisement -

Qeveria me vendim urdhëroi Departamentin e Shpronësimit në koordinim me Ministritë përkatëse të inciojë procedurë për shpronësimin e këtyre pronave të paluajtshme.

Nga pamjet që ka siguruar media, punimet në këto pjesë tashmë kanë nisur derisa vërehet edhe prani e Policisë së Kosovës.

Pamje nga zhvillimet në kodrën që Qeveria mori vendim ta shtetëzonte

- Advertisement -

Veton Elshani nga Policisë së Kosovës, i cili është edhe koordinator i gjithë këtij aksioni, thotë se pas vendimit të qeverisë, sot janë këtu për ta marrë vendimin dhe për ta zbatuar atë.

“Ky do të jetë stacion i policisë kufitare, sot biseduam me banorët dhe u thamë atë që dinim. Ata ankohen se një pjesë e varrezave ortodokse është përfshirë në vendimin e shpronësimit, por ky është një gabim teknik dhe gjatë punimeve. do të shohim se çfarë mund të bëjmë le të bëjmë për këtë”, tha Elshani.

- Advertisement -

Me t’u marrë ky vendim, mediat serbe që operojnë në Kosovë, nisën “shqetësimet” e tyre se për “mungesën e informacionit se çfarë do të ndërtohej në këtë kodër”.

Shpronësimi është planifikuar për shtatë parcela në zonën kadastrale Dren. Prej tyre thuhet se pronar për një është Komuna e Leposaviqit, dhe për katër është pronë shoqërore, gjegjësisht se pronari është kompani dhe dy janë në pronësi të personit DJ.

Për gjashtë nga shtatë parcelat jepen informacione për sipërfaqen. Është gjithsej 395977 metra katrorë, pra më shumë se 39 hektarë.

Për zonën kadastrale Leshak thuhet se janë duke u shpronësuar 13 parcela. Nga ky numër, dy janë gjithashtu në pronësi të një kompanie, dhe 11 të tjerat figurojnë si individë, ndërsa për parcelat individuale janë disa bashkëpronarë. Sipërfaqja e përgjithshme e të gjitha parcelave është 427.533, pra më shumë se 42 hektarë.

Sipërfaqja e përgjithshme e të gjitha parcelave e kalon sipërfaqen prej 80 hektarësh dhe sipas një imazhi satelitor të publikuar nga mediat serbe.

Foto e ballinës është ilustrim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit