3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Polemika e ambasadorit me një qytetar: BE-ja duhet ta mbaj përgjegjësinë për krim dhe korrupsion

Rekomandime

Ruari O`Connell, ka polemizuar me një komentues lidhur me atë se kush e ka përgjegjësinë për krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Ruari O`Connell para disa ditësh përmes Facebook ka deklaruar se Kosova ka nevojë që administratë publike e saj të ketë stafin më profesional të mundshëm.

- Advertisement -

Sipas tij, skema e Profesionistëve të Rinj e financuar nga Bashkimi Evropian për vite me radhë i jep Kosovës mundësi të përfitojë nga talenti dhe aftësitë e rinisë së saj.

Në kuadër të kësaj Skeme, Kosova ka obligim të mos bëjë rekrutime të jashtme në shërbimin civil pa akomoduar gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj. Vendimi i Ministrisë së Integrimit Evropian për të shpallur pesë pozita me konkurs të jashtëm është në kundërshtim të drejtpërdrejt me vet zotimin e Kosovës”, shkruan O`Connelli.

Ndaj kësaj deklarate të tij, ka reaguar një komentues, i cili e ka quajtur Kosovën si koloni modern të Bashkimit Evropian, duke shtuar se përgjegjësitë për avansimet në Kosovë në të gjitha fushat duhet t`I marrin shtetet e BE-së.

- Advertisement -

Kosova është një koloni moderne e BE-së, gjë kjo e mirë për Kosovën dhe popullin e saj në rrethanat që ne po jetojmë …Prandaj përgjegjësia/meritat për avansimin e Kosovës në Ekonomi, Politikë dhe Drejtësi i përkasin aperiori shteteve të BE-së dhe BE-së, mendoj se BE-ja duhet të marr këtë përgjegjësi apo jo dhëndërr Ruairí”, shkruan komentuesi.

Ky reagim nuk i ka pëlqyer O`Connellit, i cili e ka pyetur se a e di cka domethënë “koloni”.

- Advertisement -

Jo. Kosova nuk është koloni e BE-së. A kupton çka domethënë “koloni”?”, tha ai.

Ndërkohë që komentuesi ia ka kthyer përgjigjen duke i thënë se përgjegjësia për Krimin dhe Korrupsionin në Kosovë bie mbi UNMIK-un dikur dhe mbi BE-në me mekanizmat që ka në Kosovë.

Ruairí, me keni keq lexuar (keqkuptuar dhe interpretuar), unë kam thënë “Kosova është Koloni MODERNE” e BE-së, pajtohem me juve dallon nga ajo klasike që Britania ka pasë në të kaluarën! Përgjegjesia për Krimin dhe Korrupsionin në Kosovë bije mbi UNMIK-un e dikurshëm edhe tash mbi BE-në me mekanizmat që ka në Kosovë, kjo është lehet e kuptushëm i nderuar! Populli i Kosovës e di këtë por janë të pafuqishëm për të ndryshuar! Është e njohur tashmë se krimi dhe korrupsioni nga Kosova ka lidhje me krim dhe korrupsionin që është në institucionet e BE-së. Prandaj është në dorën e BE-së a deshiron ta bën Kosovën shtet funksional apo jo? Per juve shumë rrespekt Ruairí, keni bërë punë të mirë në Kosovë, për këtë ju FALENDEROJMË!”, shkruan komentuesi.

Turp për ju që fajëson miqtë ndërkombëtar për mëkatet e Kosovës. Turp”, i përgjigjet O`Connell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit