2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Polemikë në “twitter” mes Vlora Çitakut dhe Gjuriqit pas një postimi për tenistin serb

Rekomandime

Polemikë e ashpër është zhvilluar në rrjetin social twitter, në mes të ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Citimin e një shprehjeje të njohur, ky i fundit e mori si gjuhë të urrejtjes, ndërsa Çitaku e këshilloi ta lexojë librin e famshëm për t’u mos u turpëruar publikisht.

- Advertisement -

E tëra filloi me një lajm për tenistin serb, Novak Gjokov, të cilin e shpërndau Vlora Çitaku, ku në mbishkrim shënoi “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat” — shprehje e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” nga George Orwell.

Çitaku la të kuptohet se Gjokoviq po favorizohet nga organizatoret e turneut, pasi u vendos që serbi do të garojë pa bërë fare test kundër Covid-19, përdallim nga lojtarët e tjerë.

- Advertisement -

Ishte Gjuriq ai i cili i reagoi Çitakut duke thënë se kjo e fundit përdori gjuhë të urrejtjes me motive etnike.

“A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviq është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”, ka shkruar Gjuriq.

- Advertisement -

Polemikën e vazhdoi Çitaku duke thënë se Gjuriq nuk e kupton alegorinë e Orwellit dhe po e turpëron veten publikisht.

“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orëellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”, ka shkruar Çitaku.

Gjuriq vazhdoi përsëri duke thënë se për Çitakun, edhe vetë është një “kafshë” analfabete.

“Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një “kafshë” analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t’i zbatoni ato…”, shtoi Gjuriq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit