1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Polici boshnjak me uniformë të Kosovës fyeu popullin shqiptar, mirret vendimi për të

Rekomandime

Policia e Kosovës përmes një komunikate adresuar mediave, ka njoftuar se ka suspenduar një polic me arsyetimin se ka publikuar shkrime të paarsyeshme në rrjete sociale.

Lënda i ësthë përcjellur edhe Inspektoriatit Policor të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar procedurat e mëtejme.

- Advertisement -

Mediat tjera kanë konfirmuar se polici boshnjak, Safet Sajo Civovic ka zhvilluar një vizitë tek një mik i tij.

Krahas personit që ai ka pozuar (identiteti i të cilit nuk dihet), përmes përshkrimit ai ka nxitur urrjtje përballë shqiptarëve duke bërë edhe propagandë.

“Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë TERR0REVE shqiptare. E mëshiroftë Zoti”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

- Advertisement -

Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.

Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit