6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Polici i Kosovës përkrah thirrjet që Thaçi e Mustafa të digjen me benzinë

Rekomandime

Përkundër urdhërave të Policisë së Kosovës që pjestarët e tyre të mos komentojnë situatën politike, bashkëshorti i Drita Millakut, ish deputetes së VV-së, Fisnik Millaku, po i injoron ato vendime.

- Advertisement -

Ai është aktiv në rrjetin social Facebook, ku edhe komenton vazhdimisht situatën politike në vend.

Millaku përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.

“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.

- Advertisement -

E Fisnik Millaku e ka përkrahur këtë thirrje, duke thënë “Kurgja te keqe nuk tha A.Q”.

“Sa gjynah Dulla, hala pa ja fillu me marr n’thu”, kishte shkruar të premten.

- Advertisement -

Madje ai ka komentuar edhe ardhjen e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, duke shkruar: “Baco, baco Prej aeroplanit privat e ne bagazh të veturës. Ama sa kam dasht me ble një Aeroplan t’emin, jaaa”.

Përveç kësaj, i njëjti “përplaset” edhe me komentuesit. “Ju ka dal boja ma jeni ba hor ska ma arsyetim, boll keni mashtru”, këtu e kishte fjalën për LDK-në.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka lëshuar urdhëresë ku ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

Kjo erdhi pasi që policë të ndryshëm kishin komentuar nëpër rrjete sociale për raste të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën politike dhe me pandeminë.

Rashit Qalaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ka urdhëruar që të merren masa ndaj secilit zyrtarë policor që shkelë këtë urdhëresë.

Me këtë veprim, krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Urdhëresa u është dërguar të gjitha drejtorive, stacioneve dhe zyrtarëve policor në nivel vendi.

Rikujtojmë se një urdhëresë e tillë ishte lëshuar edhe në të kaluarën ku pjesëtarët e policisë e kishin të ndaluar rreptësishtë të postojnë fotografi në rrejtët sociale me uniformen e policisë./Indeksonline/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit