-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Polici serb i dorëhequr: Jam i gatshëm të luftoj, nëse na detyrojnë që t’i vendosim targa kosovare

Rekomandime

Polici serb, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës ka thënë se është i gatshëm që të luftojë nëse kryeministri, Albin Kurti dërgon Njësinë Speciale, dhe i detyron që të vendosin targat kosovare.

- Advertisement -

Polici serb këtë deklaratë e ka dhënë për gazetën e madhe italiane, “La Repubblica”.

“Jam i gatshëm të luftoj nëse kryeministri Albin Kurti do ta dërgojë këtu njësinë speciale për të na detyruar që t’i vendosim targat kosovare.”, i tha ky polici tashmë i dorëhequr.

“La Repubblica” ka marrë disa prononcime nga të dorëhequrit rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Veriun e Kosovës dhe që është kthyer përsëri në qendër të mediave ndërkombëtare.

- Advertisement -

Gazetarët italianë kanë vizituar edhe komunën e Mitrovicës së Veriut, ku kanë gjetur një objekt të boshatisur, pasi ditë më parë dha dorëheqje kryetari i saj, Milan Radojevic./Nacionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit