1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Polici shkrepi tre plumba ndaj motoçiklistit në Gjakovë, qytetarët shpëtojnë mrekullisht nga përdorimi i panevojshëm i armës

Rekomandime

Qytetarët përreth kanë shpëtuar mrekullisht të dielën në Gjakovë, kur zyrtari policor A.L., shkrepi së paku tre plumba ndaj motoçiklistit, i cili tentoi të ikte përkundër përpjekeve të policisë për ta ndaluar atë së bashku me një motoçiklist tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Motoçiklistët I.K., dhe Ç.C., nga Rahoveci u arrestuan të hënën dhe u ndaluan me urdhër të prokurorit. Ndaj njërit prej të dyshuarve është hapur rasti “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër rasti për “kundërvajtje”.

Përdorimi i armës, zyrtarit të PK-së A.L., i kushtoi me hapjen e rastit “përdorimi i armës në mënyrë të rrezikshme”, pasi që dyshohet se me shkrepjen e plumbave rrezikoi qytetarët përreth, të cilët fatmirësisht përfunduan në murin e një banese private.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se hapja e rastit ndaj policit është bërë nën dyshimin se shkrepja me armë zjarri nuk ka qenë e domosdoshme në atë situatë.

- Advertisement -

Me këtë veprim sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, polici ka tejkaluar edhe autorizimet e tij për përdorimin e armës zyrtare.

Të njëjtit sinjalizues shtuan se në kamerat e qytetit që mbulojnë vendin ku u zhvillua ngjarja, nuk shihet qartë momenti kur zyrtari policor shtiu me armë zjarri në drejtim të motoçiklistit.

- Advertisement -

Megjithatë, bëhet e ditur se momenti i shkrepjes së armës nga polici është kapur nga kamerat e së paku një lokali privat, mirëpo, sipas sinjalizuesve edhe ky incizim është zhdukur me qëllim të mbulimit të momentit kritik, kur u rrezikua jeta e motoçiklistit dhe qytetarëve përreth.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjakovë, janë disa eprorë (emra të njohur për redaksinë) të cilët dyshohet se janë angazhuar që nga dita e diel t’i zhdukin provat që dëshmojnë se shkrepja e plumbave nga polici përveç që ka qenë joproporcionale me rrezikun e kanosur, ka rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.

Rregullorja për Operativë në Policinë e Kosovës, në nenin 19, pika 1, sqaron se, nëse zyrtari policor e përdorë armën e zjarrit në vendet publike, atëherë ai duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme preventive, në mënyrë që kalimtarët e rastit të mos rrezikohen, si dhe dëmet dhe pasojat mundësisht të jenë sa më të vogla.

Mirëpo, siç rezulton nga provat e grumbulluara deri më tani dhe dëshmitarët okularë, polici që shtiu nga mbrapa motoçiklistin jo vetëm që nuk u kujdes për jetën e këtij të fundit, por rrezikoi edhe kalimtarët e tjerë, sepse plumbat u shkrepën në sipërfaqe që krijon rikoshetë dhe nuk mund të kontrollohet rreziku.

Për këto arsye, dyshohet se zyrtari policor me këtë rast ka cënuar jo vetëm rregulloren e policisë që rregullon përdorimin e armës së zjarrit në vendet publike, por njëkohësisht dyshohet se ka konsumuar edhe vepër penale për të cilën tashmë është inicuar rast kundër tij.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të përditësuar me zhvillimet që pasojnë këtë rast, për të cilin ka raportuar ekskluzivisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit