Qindra nxënës ia kanë mësyrë këtë të shtune qendrës turistike të Brezovicës.
Ndonëse pandemi, organizime me autobusë janë bërë nga Prishtina dhe komuna të tjera.
Mirëpo, pas raportimit të IndeksOnline tani në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës, ku pritet të bëhet shpërndarja e tyre.
Mësohet se ishin nisur 35 autobusë për të shijuar kohën në Brezovicë.
Po ashtu, pjesëtarët e policisë janë duke shqiptuar gjoba ndaj tyre.