3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Policia bën batare pronarët me vetura luksoze, ua konfiskon 140 copë

Rekomandime

Policia e Shtetit vijon me operacionet e kontrollit në të gjithë vendin. Prej 4 ditësh tashmë, në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po kontrollojnë me imtësi makinat luksoze dhe persona me precedent kriminal.

- Advertisement -

Deri më tani i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjesë të tyre puna ende vazhdon. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit :Vijojnë operacionet e kontrollit në të gjithë vendin

- Advertisement -

Prej 4 ditësh në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po ushtrojnë kontrolle mbi automjete dhe persona me precedent kriminal.  

Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar.

- Advertisement -

Kontrollet janë përqendruar kryesisht  mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

Prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e Policisë në  vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona. Kontrollet vijojnë në të gjithë qytetet e vendit. 

Kontrolle në të gjithë vendin për makinat luksoze dhe personat me precedentë penalë. Deri më tani, rreth 140 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem, nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit