1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia deklarohet për përjashtimin nga puna të Harris Kelmendit

Rekomandime

Policia e Kosovës ka konfirmuar për median masën disiplinore ”Ndërprerje e Marrëdhënies së punës”, ndaj zyrtarit policor Harris Kelmendi.

Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka supenduar nga puna Harris Kelmendin, deri në vendimin tjetër administrativ, atë të shkallës së dytë.

- Advertisement -

Vendimi do të marrë formën e prerë pas kalimit të afatit të së drejtës për ankesë.

Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, respektivisht Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës e ka trajtuar rastin disiplinor që ka të bëjë me zyrtarin në fjalë dhe ka marrë vendim që të njëjtit ti shqiptoj masën disiplinore ”Ndërprerje e Marrëdhënies së punës”. Vendimi në fjalë është pranuar nga i apostrofuari dhe ndaj tij është zbatuar edhe suspendimi i përkohshëm nga puna deri në vendimin tjetër administrativ. Në këtë rast, vendimi merr formën e prerë pas kalimit të afatit të së drejtës për ankesë apo pas vendosjes në shkallë të dytë nga ana e Komisionit për Ankesa”, ka konfirmuar policia për median.

Mbrojtja e pjesëtarit të Njësisë për Reagim të Shpejt, Naim Rudari, do të bëjë ankesë kundër këtij vendimi.

- Advertisement -

Sipas, Rudarit, Komisioni i Brendshëm i PK-së është dashur të presë derisa të përfundojë procedura penale në gjykatë ndaj Kelmendit.

“Ka vendos në shkallë të parë. S’ka përfundu koha e ankëses, ka kohë 30 ditë për ankesë. Pastaj vendos komisioni i shkallës së dytë”, tha avokati Rudari për Gazetën Express.

- Advertisement -

Tutje, ai shtoi se do të ankohen ndaj këtij vendimi. Teksa shtoi se Komisioni i Brendshëm Dispilinor i Policisë së Kosovës është dashur të presë derisa të përfundojë procedura penale në gjykatë.

“Komisioni i Brendshëm u desht të presë derisa të përfundoj procedura penale në gjykatë”, u shpreh ai.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Harris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, të dy dyshohen për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi dyshohet edhe për vepren penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Aktakuza kundër tyre është ngritur pas pamjeve të publikuara në media ku Harris Kelmendi godet me shuplakë një të djalë të ri në moshë, brenda stacionit policor. Ndërsa, rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit