-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Policia e Kosovës tregon a ka kapacitete për ta menaxhuar situatën në veri pas largimit të qindra policëve

Rekomandime

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se edhe sot ka vazhduar paraqitjet e dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.

- Advertisement -

“Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara”, ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, “të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në komunikatën e Policisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit