4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Policia e Shqipërisë arreston serbin nga Ferizaj, pritet ekstradimi i tij drejt Serbisë

Rekomandime

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e NARK0TlKËVE”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj.

- Advertisement -

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e NARK0TlKËVE”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit