Dje një serb në Gazimestan është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai u arrestuar në kremtën e Vidovdanit. Ndërkphë, është suspenduar edhe një polic serb teksa pengoi kolegët e tij ta arrestonin.
E sipas Polici së Kosovës i njëjti i cili është shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrjetjes.
“Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
Ndryshe, të hënë në Gazimestan është mbajtur kremta e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vr.sjes së princit serb Llazar./