11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Policia jep detaje për vdekjen e Behar Morinës: U gjet i varur në litar!

Rekomandime

Është gjetur i vdekur një person në Gjakovë.

- Advertisement -

Indeksonline merr vesh se personi në fjalë është Behar Morina, një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Sipas Policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar në fshatin Moglicë.

- Advertisement -

“Rreth orës 20:30 minuta, policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. Personi i vdekur B. M., është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçar”, tha Xhurkaj.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit