4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia jep detaje rreth gjendjes shëndetësore të zyrtarëve të saj

Rekomandime

Referuar informacioneve zyrtare në kuadër të Policisë së Kosovës (PK), numri i zyrtarëve me probleme më të rënda shëndetësore është rreth 120 zyrtarë policorë, përfshirë personelin e uniformuar dhe atë civil, numër ky i cili mund të variojë, të kategorizuara si raste të veçanta shëndetësore, për shkak të natyrës së rëndë të sëmundjes.Policia e Kosovës nëpëmjet një komunikate thotë se përmes drejtorisë së shërbimeve shëndetësore pranë PK-së, i trajton këto raste me prioritet dhe përkrahja ndaj rasteve të veçanta shëndetësore ofrohet duke u bazuar në Procedurat Standarde të Operimit.

- Advertisement -

“Referuar trajtimit mjekësor dhe rezultateve mbi gjendjen shëndetësore, nxirren rekomandimet për kërkesat e ndryshme mjekësore dhe psikologjike, për të caktuar punonjësit në: detyrë/punë më të lehtë, punë me orar të shkurtuar, lirim nga sforcimet fizike dhe pajisjet profesionale, përcaktim i aftësisë për punë, pushim si pasojë e lëndimit apo sëmundjes në detyrë, punë vetëm në një ndërrim, seanca psikologjike, ekzaminime mjekësore dhe psikologjike etj.

Numri i zyrtarëve policorë të liruar nga arma zyrtare për arsye të problemeve shëndetësore të natyrës psikologjike, janë gjithsej 20 zyrtarë, nga ky numër (4) zyrtarë gjenden në pushim mjekësor të kategorizuar si rast i veçantë shëndetësor. Në kuadër të Policisë ekzaminimet mjekësore dhe testimi psikologjik periodik mbahet vetëm për Njësitë e Specializuara të PK-së (janë kryer 529 testime psikologjike), kurse njësitë tjera nuk kanë ekzaminime periodike, por në rast nevoje sipas kërkesave individuale, sipas indikacioneve dhe rekomandimeve nga eprorët e tyre kryhen ekzaminimet. Po ashtu ekzaminime mjekësore kryhen edhe në klinikën e autorizuar nga PK-ja, ku në ekzaminimin e kryer për Njësitë e Specializuara nuk është evidentuar as një rast për dështim nga aspekti psikik. Pavarësisht se në procedurat aktuale të PK-së nuk kryhen testime psikologjike për zyrtarët policorë, psikologët e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në DPP, kanë realizuar gjithsej (155) seanca psikologjike për 68 zyrtarë gjatë vitit 2019. Bazuar në kriteret dhe standardet mjekësore për testimet mjekësore periodike për Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës (NJSO), janë realizuar kontrollet mjekësore ndaj zyrtarëve policorë të Njësiteve të Specializuara, ku 15 zyrtarë policorë nuk kanë përmbushur kriteret për të qenë operativë në Njësinë Speciale Operative. Vlen të theksohet se të gjithë këta zyrtarë policorë (15), janë të aftë për punë, për të kryer detyra dhe autorizimet policore në njësite të ndryshme policore, por të njëjtit nuk i përmbushin kriteret për të qenë operativë/operacionalë në Njësitet Speciale Operative, përderisa në detyra dhe pozita tj era mund të jenë edhe pjesë e Njësive Speciale Operative”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se bazuar në rezultatet zyrtare vlerësohet se të gjithë këta 15 zyrtarë policorë janë të aftë për punë dhe për të kryer detyra sipas procedurave dhe autorizimeve policore në njësi të ndryshme policore dhe në NJSO, përjashtuar përmbushjen e kritereve për të qenë operativë në NJSO, që do të thotë nuk angazhohen në operacione me rrezikshmëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit