2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Policia jep detaje të reja mbi organizimin e serbëve në Gazimestan: Ja çka u gjet atje!

Rekomandime

Serbët janë mbledhur sot në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Për të ruajtur sigurinë dhe rendin në këtë manifestim u kujdes Policia e Kosovës, e cila ua konfiskoi bluzat me mbishkrime provokuese disa prej pjesëmarrësve në këtë festë.

- Advertisement -

Madje, gjatë kësaj kremte, në prangat e Policisë së Kosovës përfundoi edhe një person.

Pas përfundimit të këtij organizimi, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media, me anë të të cilës njofton se ky manifestim ka kaluar pa ndonjë incident të madh.

Komunikata e policisë:

- Advertisement -

Me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, ishin paraparë disa objektiva strategjike:

•” Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

- Advertisement -

• Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes në tubim/manifestim për të gjithë qytetarët e interesuar,

• Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’,

• Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale,

• Përcjellja dhe sigurimi i eskortave dhe grupeve të veçanta,

• Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.”

Përveç këtyre masave, policia bën të ditur se ka përgatitur edhe një fletushkë informuese për qytetarët (në gjuhën shqipe dhe serbe) për t’i informuar mbi të drejtat dhe interesat e tyre gjatë këtij manifestimi, si dhe për masat antiCOVID.

Policia njofton se në këtë organizim kanë marrë pjesë 2 mijë persona.

“Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë i cili kishte filluar në orët e paradites, për të vazhduar pastaj në Gazimestan të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi që u ndalua dhe që u shoqëruar në stacion policor, sipas policisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

I dyshuari është në procedurë të intervistimit, përderisa të gjitha veprimet lidhur me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin e rastit.

Sa u përket fanellave që u konfiskuan, policia njofton se të njëjta mbanin mbishkrime provokuese dhe konfiskimi i tyre është bërë me qëllim të shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm.

Policia njofton se ka sekuestruar edhe thika dhe një boks të hekurit.

“Po ashtu zyrtarët policorë të cilët kanë qenë të caktuar në lokacione të ndryshme, përfshirë pikat e kontrollit, gjatë kontrollit dhe verifikimit të tyre kanë gjetur dhe sekuestruar disa mjete të ndryshme të mprehta thika dhe një boks hekuri.”

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetentë ka hapur rastet për ’Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’.

Manifestimi ka përfunduar pa incidente madhore dhe policia bën të ditur se pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit