1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia ka zgjeruar aksionin – Çfarë po ndodh në Karaçevë?

Rekomandime

Në Karaçevë, Policia niset për aksione të mëdha. Një i tillë është zhvilluar në mëngjesin e sotëm, ku zbarkuan sërish forca të shumta të Policisë.

Zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kr.iminale atje.

- Advertisement -

Një aksion i madh është kryer sot në orët e mëngjesit në Karaçevë, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Inspektoratit të Policisë dhe Policisë së Kosovës.

Brenda policisë tregojnë se në aksion mori pjesë një numër i madh i policëve, por nuk tregohet saktë se sa. Në media u raportua për mbi 300 policë të përfshirë në këtë aksion.

Aksioni u krye nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kr.iminale në zonat e kontrolluara.

- Advertisement -

Ndryshe, ky aksion ishte vazhdimësi e atij të Karaçevës më 18 shtator.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dy javë më parë ka zhvilluar një operacion të madh në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë, raporton Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit