-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Policia kap 2 të dyshuar për sulmin ndaj avokatit Gazmend Halilaj

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulmin ndaj avokatit Gazmend Halilaj të ndodhur më 14 prill në Drenas, derisa vepra penale është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’

Të dyshuarit janë I.L dhe XH.Z, të cilëve u janë konfiskuar armët dhe disa copë fishekë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve intensive ka arritur të identifikoj fillimisht njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.

Policia thotë se hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policorë, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

- Advertisement -

Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, përfundon raporti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit