Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka deklaruar sot në se vaksinimi i zyrtarëve policorë së bashku me punëtorët shëndetësorë do të duhej të ishte prioritet.
“Nga dëshira e vullneti të parët që do të duhej të vaksinoheshin do të duhej të ishin policët. Por ata që ballafaqohen me qytetarët e infektuar janë mjekët. Edhe unë vet kam qenë në duart e tyre. Bëj thirrje që të vijnë sa më shpejtë vaksinat dhe të vaksinohen edhe policët e Kosovës”, ka deklaruar Tasholli në Frontal.
Ai njoftoi se që nga fillimi i pandemisë, 15 zyrtarë policorë e kanë humbur jetën në betejë me koronavirusin.
“Është e rëndë se nuk kemi marrë statistika ditore, por nuk ka shkuar javë që nuk kanë vdekur policë nga virusin. Më duhet që deri më tani kanë vdekur 15 zyrtarë policorë nga koronavirusi”, ka thënë ai.