-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia në aksion/ Kap 26 persona të trafikuar nga Shqipëria në Prishtinë, 13 nga ta fëmijë

Rekomandime

Policia e Kosovës gjatë një aksioni të madh dje ka arritur të gjejë 26 persona të trafikuar nga Shqipëria në Kosovë, ku 13 nga ta ishin fëmijë.

- Advertisement -

Në mesin e këtyre personave është gjetur edhe 21 vjeçari me iniciale M.S., i cili ishte duke bashkëjetuar me një 13 vjeçare nga Greqia.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 vjeçarin ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

- Advertisement -

Policia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit