6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Policia në kërkim edhe të disa personave të tjerë në Karaçevë

Rekomandime

Gjatë operacionit të sotëm policor në Karaçevë janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop , 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili jep detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore që u nisi në orët e hershme të mëngjesit në fshatin e Kamenicës.

- Advertisement -

Hashani: Dy persona të arrestuar nga aksioni i sotëm

“Ka rezultuar me dy persona të arrestuar të cilëve njëkohësisht me vendim të Prokurorit të Shtetit iu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet në te cilat është dyshuar se janë duke u zhvilluar veprimtari kriminale, bixhoz i paligjshëm. Me këtë rast gjatë kontrollit në këto objekte janë gjetur 96 aparate të ndryshme, te cilat dyshohet se kanë shërbyer për lojëra të fatit, televizorë, shtëpiza të kompjuterit, pistoletë e llojit Ekol me 17 copa fishekë dhe një sasi e të hollave mbi katër mijë euro. Të gjitha këto mjete janë konfiskuar si prova materiale, gjersa aparatet janë dërguar Doganën e Kosovës për veprime të mëtutjeshme”, thotë ai për KosovaPress.

Në fshatin Karaçevë të Kamenicës, përveç dy personave të arrestuar, Policia po kërkon edhe disa të tjerë.

- Advertisement -

Hashani: Jemi në kërkim edhe të disa personave

“Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim edhe të disa personave të tjerë që kanë qenë të paqasshëm në momentin kur ne i kemi kërkuar. Ndërsa janë të njohur për ne”, shton ai për KosovaPress.

- Advertisement -

Kjo është hera e dytë, ku rrënohen veprimtari ilegale në Karaçevë.

Në aksionin e vitit të kaluar ishin rrënuar 12 objekte që ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit. Tashmë janë ngritur më shumë se 70 kallëzime penale për këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit