Ka pesë ditë që policët e Kosovës kanë përballë rrezikun në zonën më të pasigurt të vendit.
Kësi angazhimi, policia pati edhe në ta kaluarën në veri të shtetit. Në një të tillë, më 2011, kolegu i tyre, Enver Zymberi, humbi jetën.
Të ekspozuar shpesh në rreziqe të tilla, pjesëtarët e këtij organi të rendit, janë të vetmit në rajon pa sigurim shëndetësor.
Ligji që rregullonte këtë çështje e që hyri në fuqi shtatë vjet më parë, nuk u zbatua kurrë. Ekzekutivi i ri është në përgatitje të një të riu, por që nuk pritet të jetësohet shpejt.
Deri atëherë, një sigurim alternativ është ajo që kërkojnë në Sindikatën e Policisë. Zgjidhja e tillë do të ishte shpejt e zbatueshme, thonë në Byron Kosovare të Sigurimit./Klankosova