-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Policia tejkalon edhe Komitetin e Ekspertëve: Do mbyllim Shqipërinë

Rekomandime

Duke i dhënë të drejtë vetes të vlerësojë protestat e ditëve të fundit si “të degraduara” Policia e Shtetit bëri të ditur se nuk do të tolerojë më asnjë grumbullim të mbi 10 personave duke paralajmëruar gjithashtu rrezikun e një mbylljeje totale të vendit, diçka për të cilën as Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka pranuar të komentojë.

- Advertisement -

Policia e Shtetit bëri të ditur në një njoftim për shtyp të hënën se tani e tutje ka vendosur të mos tolerojë më asnjë protestë, si ato që kemi parë gjatë pesë ditëve të fundit, duke i deklaruar protestat si “të degraduara” ndërsa mbështet vendimin e vet te nevoja për të shmangur një mbyllje tjetër të vendit nga përkeqësimi i situatës me pandeminë e koronavirusit të ri. Policia paralajmëron në këtë mënyrë një mbyllje të vendit si ajo e marsit, diçka për të cilën Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili është institucioni që zyrtarisht merr vendime në lidhje me pandeminë, ka refuzuar të komentojë për javë të tëra, duke argumentuar se nuk mund të spekulojë për diçka të tillë.

“Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit,” thotë policia në njoftim, duke sugjeruar se ajo vetë “e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim.”

Por, argumenton policia, “tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të ekzekutimit dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.”

- Advertisement -

Policia është akuzuar përgjatë ditëve të fundit se është degraduar në një zyrë të Partisë Socialiste dhe se po keqpërdoret politikisht për të menaxhuar zemërimin ndaj qeverisë, akuzë të cilën policia e ka mohuar.

Shumë kanë ngritur pikëpyetjen nëse mbajtja e dhjetëra protestuesve të ndaluar nëpër hapësira të ngushta të komisariateve përbën në vetvete një shkelje të urdhëresave të Komitetit anti-Covid për ndalimin e grumbullimeve e mbi dhjetë personave në hapësira të mbyllura apo të hapura.

- Advertisement -

Komiteti Teknik i Ekspertëve, një grup mjekësh dhe zyrtarësh të Ministrisë së Shëndetësisë që menaxhon pandeminë, është pyetur në mënyrë të përsëritur gjatë javëve të fundit nëse vendi do të mbyllet apo jo në varësi të ecurisë së pandemisë. Në mënyrë të përsëritur, zyrtarët e komitetit kanë refuzuar prerazi të komentojnë nëse një masë e tillë do të ndërmerret. Policia e Shtetit paralajmëroi në fakt se një masë e tillë mund të merret.

“Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë,” thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit