1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia tregon se çfarë probleme shëndetësore kishte zyrtari policor që vdiq nga koronavirusi

Rekomandime

Zyrtari policor nga Gjakova, Ilir Gjokaj, që vdiq mbrëmë nga koronavirusi, sipas Policisë së Kosovës kishte pasur probleme me boshtin kurrizor dhe me frymëmarrje.

- Advertisement -

Një familjar i policit i ka thënë mbrëmë Gazetës Sinjali se ai nuk kishte kurrfarë sëmundje. Ndërsa Policia ka thënë se Ilir Gjokaj kishte kërkuar pushim për shkak të problemeve shëndetësore.

“Zyrtari policor i cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor në Gjakovë, nga data 07.07.2020 është lajmëruar në pushim mjekësor për shkak të problemeve më bosht kurrizor, kurse nga data 11.07.2020 është hospitalizuar në repartin pulmologjik për shkak të problemeve me frymëmarrje. Pas testeve të kryera, me datë 14.07.2020 kishte rezultuar pozitiv në COVID-19, ndërsa me datë 15.07.2020 është transferuar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës përmes DRP Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për vdekjen e zyrtarit policor, ndërsa një familjar i tij tha se ai nuk e ka pasur asnjë problem tjetër shëndetësor.

“Jo bre s’ka pasë kurrfarë sëmundje. Mashkull dy metra nuk ta ka pa syri, djalë më të fortë e më trim.. e më të fuqishëm… nuk mudem më shumë”, ka deklaruar familjari i tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit